Dështon vjedhja, hajduti rrethohet nga banorët: Dua policinë!

Ndryshe

Dështon vjedhja, hajduti rrethohet nga banorët: Dua policinë!

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 18:33

Një hajdut në Modenese të Italisë është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë pasi u rrethua nga banorët e zonës gjatë një përpjekje të dështuar për të vjedhur një vilë.

Ishin 3 hajdutë të cilët tentuan të vidhnin vilën, por kur pronarët u zgjuan nga të bërtiturat e banorëve, dy prej tyre mundën të largoheshin kurse i treti e gjeti veten në vështirësi.

Ai qëndronte në tarracën e vilës që do të vidhte, nga frika për t’u përballur me fqinjët e zemëruar.

Hajduti filloi t’i qëllonte ata me shishe dhe gjëra të tjera që mund të gjente, por pa sukses.

Kështu që u detyrua të kërkonte ndihmën e policisë për të shpëtuar nga banorët e inatosur. Karabinierët e bindën që të zbriste nga tarraca dhe i vendosën prangat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat