Gati për fluturim avioni rajonal i prodhuar nga Kina

Ndryshe

Gati për fluturim avioni rajonal i prodhuar nga Kina

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 07:17

Avioni i parë rajonal për pasagjerë i prodhuar nga Kina, ARJ-21, është gati për të filluar aktivitetin tregtar. Kjo vjen pas përfundimit të fluturimit të provës në kryeqytetin e provincës Sichuan, Chengdu.

Cai Jun, një pilot prove i Korporatës së Avionëve Tregtarë të Kinës, thotë se fluturimet demonstruese i lejojë pilotët dhe inxhinierët për të rregulluar dhe për të përmirësuar avionët sipas nevojave të ekuipazhit dhe udhëtarëve.

"Në këtë çast eksperienca e fluturimit është shumë e rëndësishme. Kabina e pasagjerëve është shumë komode. Ulëset janë të gjera dhe kanë hapësirë të mjaftueshme, ndaj nuk ka shumë gjera për të ndryshuar në kabinën e pasagjerëve. Por ne jemi duke sugjeruar disa ndryshime në kabinën e pilotit për ta përmirësuar ata."

Avioni i modelit ARJ-21 ka kryer fluturime prove që prej muajit mars në disa qytete kineze. Ai pritet të futet në linjat e zakonshme të udhëtarëve vitin tjetër. Që tani, disa kompani ajrore të Kinës kanë porositur këtë avion të ri rajonal.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat