Britaninë e zënë hallet, s’ka dhurues për spermën

Ndryshe

Britaninë e zënë hallet, s’ka dhurues për spermën

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 23:03

Britania e Madhe tashmë ka një problem të ri. Vetëm 9 burra janë regjistruar si donatorë një vit pas hapjes së Bankës Kombëtare të Spermës në Birmingam.

Ky institucion tashmë po planiofikon të rekrutojë një ekip të ri pune, me drejtuese ekzekutive Laura Witjens, e cila ka thënë se promovimi i krenarisë së meshkujve mund të jetë një mënyre efektive për të rritur donacionet.

Ajo ka sugjeruar një fushatë të re, duke u frymëzuar nga një strategji e suksesshme në Danimarkë.

Ajo tashmë ka menduar edhe një slogan: “Burra, provoni që vleni, më provoni sa të mirë jeni”.

“Në këtë mënyrë do të fitojmë qindra donatorë”, tha Laura.

Banka Kombëtare e Spermës në Britani fillimisht mori një fond prej 77 mijë Pound nga Departamenti i Shëndetësisë, por tashmë do të financohet në mënyrë të pavarur nga qeveria.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat