Disa ligje të marijuanës po lehtësohen anembanë SHBA-ve.
Njëkohësisht me këtë ata që janë të angazhuar në këtë biznes po bëhen më tepër moskokëçarës.
Dhe një sipërmarrës i ka hyrë rrugës për t’u bërë Mbreti i ri i Instagramit, pasi poston në rrjetin social foto me vajza plot hijeshi, avionë privatë dhe kanabis.
Michael Straumietis, pronari i Advanced Nutrients, është lideri i njohur në të gjithë botën për zhvillimin e përbërësve të marijuanës.