Trenit nazist me ar u zbulua, por misteri vazhdon, ja përse! (Foto)

Ndryshe

Trenit nazist me ar u zbulua, por misteri vazhdon, ja përse! (Foto)

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 21:18

Një 85 vjecar, i cili shpenzoi gjysmën e jetës së tij duke kërkuar një tren nazist plot me ar që thuhet se ka humbur në kodrat e Polonisë, tregon sekrete të errëta të 70 viteve më parë. Ai shprehet se njeh identitetin e dy burrave që janë shprehur se dinë historinë mbi trenin. Rrëfimi i Tadeusz Slowikowskit bëhet kundrejt një rrëfimi të një gjermani që ia ka treguar një tjetër gjerman, shkruan Dailymail. Slowikowski shprehet se në maj të vitit 1945 një familje e tërë që jetonte pranë një tuneli ku thuhej fshihej treni me ar, u vra nga nazistët, pak ditë para se sovjektikët të marshonin e të merrnin zonën. Thuhet se familja kishte zbuluar dicka, ndaj iu mbyll goja përgjithmonë.

Polaku thekson se askush deri më sot nuk e di se ku fshihet treni me ar i nazistëve.

Slowikowski thotë: ‘U bëra dëshmitar i historisë me trenin me ar kur shpëtova një gjerman me emrin Schulz, në vitin 1950, ai po qëllohej nga dy persona. Në shenjë falënderimi ai më tregoi për tunelin dhe historia e tij bazohej nga një tjetër gjerman që ia rrëfeu ngjarjen në shtratin e vdekjes”.

85-vjecari thotë se historia është e veshur me sekrete, vrasje e plot frikë. Bëhet fjalë për ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore kur u zbulua një tunel. “Disa gjermanë që jetonin në atë zonë, punuan në tunel dhe pas disa ditësh dolën dy kamionë prej andej. Hyrja e tunelit u izolua më pas”.
Schulz i ka treguar se dhe një punëtor i tunelit që dinte dicka rreth punëve aty brenda, nuk e hapi gojën sepse kishte frikë se do të zhdukej si familja që u vra me gjakftohtësi pasi dinte shumë rreth ekzistencës së këtij tuneli.
Polaku Tadeusz Slowikowski mban në dorë një foto bardh e zi ku shfaqet një burrë me dy fëmijë. Ai shprehet se këta janë pjesë e familjes që u vra brutalisht.
“Nga shtëpia e tyre ata panë kamionët, ndaj u vranë”.
Sot ajo shtëpi është e pabanuar, askush nuk ndërtoi mbi të që prej asaj kohe.
Gjermani plak pati kurajën ti tregonte Schulz se treni ishte i mbushur me ar që nazistët ua vodhën hebrenjve, pasi vranë miliona prej tyre.

Në kërkim të trenit me ar-BILD
Është një nga sekretet më të mëdha të kohës së nazizmit: në janar të vitit 1945, ndërkohë që Ushtria e Kuqe vazhdonte marshimin drejt Perëndimit, një tren i blinduar dhe misterioz u largua nga qyteti Breslau. Në bord kishte rreth 50 arka metalike.

Plot me ar nazist? Se ku po shkonte treni dhe nëse mbërriti ndonjëherë, kjo mbetet një mister.

Kjo për shkak se treni u zhduk pa gjurmë dhe nuk u gjet, pavarësisht kërkimeve të shumta nga gjuetarët e thesareve.

Deri më tani! Të premten, zëvendësministri i Kulturës në Poloni, Piotr Zuchoëski, 51 vjeç, tha se është 99 përqind i bindur se një tren i blinduar është zbulur në një vend të fshehtë nëntokësor.

Kjo është bërë e mundur falë fotove me gjeo-radar. Kjo teknikë përdoret për të zbuluar objekte të varrosura.

Por çfarë po transportonte saktësisht ky tren i blinduar?

Sipas zëvendësministrit të Kulturës bëhet fjalë për një thesar, për vepra arti, ndoshta edhe për një arkivë.

Fakt është se në kohën e regjimit nazist, kryepolici gjerman në Breslau, Herbert Klose, ishte përgjegjës për arin e vjedhur nga bankat, argjendaritë dhe personat privatë.

Sipas Frankfurter Rundschau, Klose kishte deklaruar në vitet ’70 në televizionin polak se ky ar ishte hequr pak përpara përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me një tren.
Gjithmonë e më shumë spekulohet se me këtë tren janë larguar edhe pjesë të dhomës legjendare Amber, e veshur me ar.

Por si u zbulua treni nazist?

Historia ngjan e pabesueshme: pak ditë më parë, një gjerman dhe një polak njoftuan autoritetet polake se ata e dinë strehën, pasi një i moshuar ua kishte rrëfyer në prag të vdekjes.Të dy mbeten anonimë.

Sa i përket të moshuarit, gazeta polake Fakt thotë se bëhet fjalë për një ushtar të Vermahtit gjerman, që ka ndihmuar për të fshehur trenin.

Ku gjendet me saktësi treni?

Autoritetet preferojnë të heshtin. Bëhet fjalë për një rajon përreth qytetit Valdenburg. Atje nazistët kishin ngritur një sistem të gjerë tunelesh si mbrojtje për udhëheqësit.

Zuchowski ka paralajmëruar të gjithë gjuetarët e thesareve që gërmojnë aty: treni mund të jetë i rrethuar me mina.

Kush do e marrë arin?

Pyetja është e ndërlikuar pasi mund të bëhet fjalë edhe për pasurinë që iu grabit hebrenjve të deportuar.

Dy zbuluesit e panjohur duhet të marrin 10 përqind.



Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat