Akullore që shkrijnë më ngadalë, shkenctarët sjellin formulën e re

Ndryshe

Akullore që shkrijnë më ngadalë, shkenctarët sjellin formulën e re

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:20

Shkenctarët kocezë kanë zbuluar përbërësin që do të përdoret për krijimin e akullores së ëndrrave; asaj që nuk shkrin menjëherë në temperature të larta.

Një proteinë natyrale është zgjidhja që pritet të ndryshojë gjithçka brenda tre viteve të ardhshme, raporton BBC.

Ky ndryshim në formulën e akullores mund të lejojë gjithashtu që produkti të realizohet me një nivel më të ulët yndyrnash të djegura dhe me më pak kalori.

Skuadra e Unversitetit të Edinburgut dhe Dundee ka zbuluar se proteina e njohur si BsIA, funskionon duke përzjerë së bashku ajrin, yndyrën dhe ujin në akulloren e ardhshme. Kjo përbërje e re do të parandalojë dhe krijimin e kristaleve të akullta duke siguruar një akullore të shkrifët dhe të butë.

Drejtuesi i këtij projekti, profesori Cait MacPhee, nga Universiteti i Edinburgut për departamentin e Fizikës dhe Astronomisë, tregon se akullorja nuk do të jetë jo e shkrirshme, por do të shkrijë në mënyrë më të ngadaltë duke shmangur pikat që kullojnë nëpër duar (sidomos të fëmijëve).

Skuadra e shkenctarëve ka zbuluar një metodë të prodhimit të proteinës, që është gjetur si një bakter miqësor në disa produkte e ushqime natyrore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat