Nëse arrini të lexoni këtë fjalë jeni një gjeni!

Ndryshe

Nëse arrini të lexoni këtë fjalë jeni një gjeni!

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 13:24

A e dini cila është fjala më e gjatë në fjalorin e gjuhës gjermane? Ose të paktën që ka qenë me e gjata deri në vitin 2013, kur me vendim parlamentar të nja landi ajo u hoq nga përdorimi.

Fjala më e gjatë kishte 63 shkronja .

Rindfleischetikettierungsüberwachungsaufgabenübertragungsgesetz – është fjala që në përkthim e kishte këtë domethënie: Ligji mbi detyrat e delegimit dhe të mbikëqyrjes për shënjimin e kafshëve dhe të gjedhëve, ka dalë nga përdorimi.

Dhe , a e keni ditur se kjo fjalë nuk është me e gjata për nga numri i shkronjave në historinë e njerëzimit.

Në Greqinë e lashtë Aristofani ( Aristophanes) ka përdorur një fjalë të vjetme, e cila kishte 183 shkronja. Ja cila ishte ajo fjalë:

lopado-temacho-selacho-galeo-kranio-leipsano-drim-hupotrimmatosilphio-karabo-melito-katakechumeno-kichl-epikossuphophatto-peristeralektruon-opto-kephallio-kigklo-peleio-lagoio-siraio-baphe-traganopterugon.

Kuptimi i saj? Ishte një emër gjelle me salca të ndryshme dhe peshk.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat