Kilogrami i këtij mishi kushton 300 euro

Ndryshe

Kilogrami i këtij mishi kushton 300 euro

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 08:39

300 euro për një kilogramë biftek? Po, bifteku në fjalë është prej viçi Kobe dhe për të apasionuarit pas ushqimit ka të njëjtën tërheqje si diamanti.
I prodhuar ekskluzivisht në kontenë japoneze të Hyogo, Kobe po kërkohet gjerësisht në tregjet europiane dhe amerikane si dhe në restorante, ku është përfshirë në shumë menu.
Ky mish prodhohet në Japoni nga viça të rracës Tajima, të cilët seleksionohen dhe rriten në ambiente ku nuk ekziston stresi. Viçi sapo lind përkëdhelet njëlloj si fëmijë dhe kjo gjë vijon edhe gjatë rritjes.
Këta viça kanë lëkurë të zezë me shkëlqim dhe ushqehen vetëm me oriz, grurë dhe kashtë. Janë të përkëdhelur, të llastuar madje dhe masazhohen për t’u vënë në lëvizje muskujt për shkak se nuk lëvizin shumë.
Rraca Tajima rritet në një ambient të izoluar pa pasur kontakt me rraca të tjera. Mishi që merret nga këta viça vlerësohet si i një cilësie shumë të lartë. Edhe teknika e therjes së tyre ka standarde rigoroze nga të cilat nuk mund të dilet. Pavarësisht tentativave për imitim në Kanada, Zelandën e Re, Australi dhe SHBA, nuk është arritur ende të sfidohet mishi i viçit Kobe në Japoni.
Ndërkohë edhe gjeografikisht zona e kultivimit të tyre është e kufizuar pasi ata rriten në kontenë Hyogo, prodhuesit ndjekin kurse specializime dhe therja e tyre duhet bërë në të njëjtën zonë ku janë rritur. Edhe sa i takon sasisë së mishit për çdo vit, ka parametra strikte, pasi nëse kalohen 470 kilogramë nuk mund të quhet mish Kobe.
Por si gatuhet ky mish? Pjekja bëhet në zgarë dhe lihet pak i gjallë brenda. Ekspertët thonë se ka një shije speciale dhe se nuk është e nevojshme t’i hidhet as kripë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat