Është qëlluar 11 herë nga vetëtima, por ka problem më të “madh”: Nuk po e njeh Guinnessi!? (Video)

Ndryshe

Është qëlluar 11 herë nga vetëtima, por ka problem më të “madh”: Nuk po e njeh Guinnessi!? (Video)

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 19:06

Melvin Roberts nga Karolina e Shteteve të Bashkua, po pretendon se është qëlluar 11 herë nga vetëtima, përfshirë edhe një rast kur dita ishte e kthjellët.

Fermeri 62-vjeçar, për herë të parë është qëlluar kur ishte duke e drejtuar traktorin, ndërsa dy herë kur ishte duke mbjellë tokën.

“Të pjekë nga brenda”, ka thënë Roberts, duke shpjeguar për ndjesinë që i ka dhënë vetëtima.

Pas çdo rasti të qëllimit nga vetëtima, ai ka shkuar në spital, që të kontrollohet dhe të trajtojë dhimbjet.

Me gjithë dokumentet se i është nënshtruar tretmanit mjekësor nga vetëtima, zyrtarë nga Libri i Rekordeve Guenness po kanë dyshime.

Ata kërkojnë evidenca më të besueshme, për t’i dhënë çmimin si njeriu që i mbijetoi më së shumti vdekjes nga vetëtima.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat