Bëhet “VIP” në Facebook pasi publikon një foto, ja përse... (Foto)

Ndryshe

Bëhet “VIP” në Facebook pasi publikon një foto, ja përse... (Foto)

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 18:35

Quhet Lucke Benett dhe është 20 vjeç. Vetëm pak minuta iu deshën që pa dashje, të bëhej i njohur në rrjetet sociale.

Motiv për këtë është bërë guximi dhe kurajo që ky djalosh ka. Sepse ka publikuar një selfie, ashtu siç bëjnë të gjithë të rinjtë e ditëve të sotme, por me trupin jo si gjithë të tjerët.

“Selfie” e tij është e veçantë, sepse djaloshi është i sëmurë dhe ka publikuar një foto si i tillë, me një qese pranë stomakut, që është i detyruar ta mbajë gjithmonë, deri në fund të jetës.

Ai vuan nga sëmundja “chrohn” (sëmundje e zorrëve) dhe për shkak të saj iu desh të bënte edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Foto që ka publikuar ka arritur mbi 3 milionë shikues dhe të gjithë përdoruesit e internetit e kanë mbështetur atë virtualisht.

“Fakti që do të jetoj gjithë jetën me këtë sëmundje të mallkuar është një peng, por duhet ta jetoj jetën ashtu si duhet. Duhet të falënderoj këtë qese që do të më shoqërojë gjithë jetën”, shkruan djaloshi 20-vjeçar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat