E provokoi me stile në futboll, ajo e godet me shkelm në fytyrë (Video)

Ndryshe

E provokoi me stile në futboll, ajo e godet me shkelm në fytyrë (Video)

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 22:17

Ky është momenti kur një lojtare femër mori një goditje të rëndë me shkelm në kokë nga një kundërshtare gjatë një loje futbolli në sallë në Brazil.
Lojtarja e Malit të Zi, Monique po bënte një lojë të mirë në gjysmëfinalet e Kampionatit të Futbollit të Sallës mes femrave, dhe taktikat e saj të shkathëta provokuan zemërimin e Leandra-s, mbrojtëse të Venecias që e shtyu atë ta godiste me shkelm rivalen në fytyrë.
Monique – me fanellën me nr. 10 ngjyrë portokalli – duket se po e dominonte lojën amatoreske. Ajo e kishte kaluar topin më parë me një stil sipër kokës së kundërshtares.
Por kur Leandra e hodhi në tokë, ajo e goditi fort me shkelm në fytyrë.
Shoqet e skuadrës së Monique reaguan menjëherë për të mbrojtur lojtaren e tyre. Pavarësisht goditjes, Monique e mori veten shpejt dhe u largua pa lëndime serioze, e madje shkoi iu bashkua shoqeve në zënkën me kundërshtaret.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat