‘Të puthësh kafen e mëngjesit me fytyrë njerëzore’

Ndryshe

‘Të puthësh kafen e mëngjesit me fytyrë njerëzore’

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 07:59

Një projektues korean ka krijuar filxhanin më të çuditshëm, pasi në kapakun e tij ka dizajnuar formën e buzëve. “Të zgjohesh dhe të puthësh kafen” është filxhani më i ri, duke iu dhënë të pasionuarve pas kafesë ndjesinë e puthjes me shije kafe.

Krijuesi është Jang WooSeook, nga Sunchon i Koresë, dhe ai e quan këtë filxhan “kapaku kafe”, i cili është edhe argëtim dhe stimulim dashurie për personin e zemrës.

“Është ndryshe nga kapakët e tjerë të kafesë, të cilët kanë një vrimë të zakonshme për të vënë një kashtë ose për të pirë drejtpërdrejt. Tashmë do të keni mundësinë të merrni një puthje mbrapsht nga kafeja juaj me fytyrë njerëzore”, tha Jang për krijimin e tij, i cili akoma nuk ka dalë në treg.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat