I fitoi papritmas 2.46 milionë euro, beson që fatin ia solli një monedhë në rrugë!

Ndryshe

I fitoi papritmas 2.46 milionë euro, beson që fatin ia solli një monedhë në rrugë!

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 18:42

“Gjejeni një monedhë, merreni dhe jeni fitues”, nuk është moto e asnjë lotarie në botë. Por, Sean Lloyd nga Britania e Madhe po pretendon se ishte monedha që e gjeti në rrugë ajo që i solli fat dhe e fitoi lotarinë.

Burri 48-vjeçar, me të marrë një monedhë të re me plotë shkëlqim që e gjeti në tokë, bleu tiketën që i solli xhekpotin prej 1.8 milion funtesh britanike, që është ekuivalenti i 2.46 milionë eurove.

I gëzuar me fitoren, taksisti telefonoi kolegët dhe u tha: “Mund të më zëvendësoni në turnin tim - për tërë jetën. Monedhën do t’ua kalojë miqve dhe familjarëve, që ta kenë si fatsjellëse para se të blejnë tiketë për lotari”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat