Prindërit e braktisën për shkak të pamjes, tani ai motivon miliona njerëz (Video)

Ndryshe

Prindërit e braktisën për shkak të pamjes, tani ai motivon miliona njerëz (Video)

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 16:05

Ky njeri është inspirim. I braktisur dhe i nënçmuar, por ai e ka pranuar veten ashtu si është dhe si duket, dhe i ka përcaktuar qëllim vetes që ta kalojë jetën e tij duke i bërë edhe të tjerët të ndihen komfort dhe ta duan vetën nëse janë duke bërë të kundërtën, për shkaqe të ndryshme; defekte të lindura, apo edhe arsye të tjera.

Ai tani është shëndrruar në një mrekulli për të tjerët, historia e tij është e mrekullueshme, dhe heroizmi i tij është i pa-shoq.

Jono Lancaster ka lindur me një çrregullim të rrallë gjenetik: sindromi ‘Treacher Collins.’ Ai ka kaluar nëpër situata dhe momente shumë të rënda gjatë jetës së tij; si fillim duke u braktisur nga prindërit, e pastaj gjatë gjithë kohës duke u nënçmuar nga të gjithë.

Por tani ai është shëndrruar në inspirim dhe shpresë për shumë fëmijë dhe familjet e tyre, anembanë botës, ai thotë “Zoti më ka dërguar në këtë botë për të përfunduar një detyrë të mrekullueshme,” historia e tij to t’iu prekë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat