Droni “zbuloi” burrin që po rrezitej në majë të mullirit me erë! (Video)

Ndryshe

Droni “zbuloi” burrin që po rrezitej në majë të mullirit me erë! (Video)

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 15:25

Është viti 2015 dhe nëse mendoni se, me gjithë ndryshimin e gjërave, ju mund të gjeni një vend ku mund të keni privatësi, keni gabuar. Kjo për faktin se, papritmas, kudo që ndodheni, një dron mund t’iu befasojë.

Drejtuesi i një droni, Kevin Miller kishte kapur disa pamje mbi një “mulli me erë” në Rhode Islan, lartësia e të cilit arrinte deri në 60 metra.

Dhe droni i tij, rastësisht kishte “parë” një burrë i cili po tentonte që të kapte disa rreze nga “kulmi” i mullirit.

Siç mund edhe të shihet nga pamjet, burri nuk dukej i kënaqur me zbulimin që i është bërë.

Mbetet ende e paqartë nëse burri në fjalë ishte duke u rrezitur dhe nëse kishte leje për të qëndruar atje, por do të donim të mendonim se bëhej fjalë vetëm për një inxhinierë, i cili vetëm po bënte pauzën e drekës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat