Shoku i vdes në luftë, i riu shkon në funeral i veshur si grua. Ja motivi (Foto)

Ndryshe

Shoku i vdes në luftë, i riu shkon në funeral i veshur si grua. Ja motivi (Foto)

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 21:21

Një fustan ngjyrë i verdhë, me dekolte të hapur dhe një palë çizme rozë, padyshim që nuk është një veshje ideale për tu prezantuar në funeral.

Barry Daleney , nuk do të donte kurrë që të shfaqej në atë mënyrë, por ia kishte premtuar mikut të tij me të mirë, Kevin Elliott.

Shokët ishin betuar se kur njëri prej tyre të vdiste, tjetri do të shkonte në funeral i veshur si grua. Elliot ishte një ushtar në shërbim në Afganistan dhe u vra gjatë një sulmi taleban.

Imazhet e funeralit të mikut të tij që prej asaj kohe bënë xhiron e botës, për të përfaqësuar lidhjen unike që mund të krijohej mes dy personave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat