Qeni i shpëton jetën pronares që vuan nga epilepsia (Video)

Ndryshe

Qeni i shpëton jetën pronares që vuan nga epilepsia (Video)

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 19:52

Thonë që “Qeni është miku më i mirë i njeriu”, por për Shannon Locke është më shumë se kaq pasi i shpëtoi jetën.

Locke e cila vuan nga një sëmundje dhe po kalonte një moment epileptike, qeni i saj u kujdes për të dhe e shpëtoi nga vdekja. 23-vjeçarja nga Irlanda, ka publikuar një video ku tregon pamjet se si qeni i saj paralajmëroi se do të kalonte një moment të vështirë, dhe më pas e ndihmoi atë.

Qeni, i cili quhet Poppy e kuptoj 15 minuta më përpara se 23-vjeçarja do të kalonte një krizë. Për këtë arsye Locke ka ndezur kamaren për të filmuar çdo veprim të qenit të saj.

Ndërkohë, Locke në rrjetin social “Facebook” ka shkruar: “Mendova gjatë ta hidhja apo jo këtë video. Më vjen turp... por kjo është epilepsia”.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat