Lind 8 binjakë, por tre ditë pas lindjes ajo që u ndodh vogëlushëve është tronditëse

Ndryshe

Lind 8 binjakë, por tre ditë pas lindjes ajo që u ndodh vogëlushëve është tronditëse

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 08:31

Mandy Allwood është një grua 50 vjeçare e cila solli në jetë tetë fëmijë njëherësh. Ishte viti 1996 kur ajo ishte 31 vjeçe dhe solli në jetë tetë binjakë, gjashtë djem dhe dy vajza. Fëmijët lindën në javën e 34 të shtatzënisë, por fatkeqësisht asnjë prej tyre nuk ia doli dhe brenda tre ditësh që të gjithë humbën jetën.

Në vitet pasuese Mandy përfundoi në depresion, tentoi vetëvrasjen dy herë për shkak se nuk arrinte që të harronte tragjedinë që i kishte ndodhur. Ajo vuan edhe nga fantazmat e shtatzënisë dhe ndjen sikur fëmijët e gjuajnë ende me shkelma barkun e saj. “Nuk mund t’i harroj kurrë.

Janë gjithmonë në mendjen time. Që kur kam lindur vazhdoj të ndiej goditjet e tyre në barkun tim. Është një dhimbje torturuese”, thotë gruaja. Në 30 shtator është 19 vjetori i vdekjes së fëmijëve dhe ashty si çdo vit, Mandy shkon në varrezat e West Norwood në Londër, Angli, për të vendosur lule në varrin e tyre.

Pas dramës gruaja u nda edhe nga partneri i saj Paul Hudson, me të cilin kishte ngjizur tetë fëmijët pas një trajtimi pjellorie. 50 vjeçarja thotë se shpreson që të gjejë forcë për të ardhmen dhe për t’u treguar gjithë atyre që humbin fëmijët që të reagojnë dhe të vazhdojnë sërish jetën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat