Burri mbjell me mijëra luledielli në kujtim të gruas së tij (Foto)

Ndryshe

Burri mbjell me mijëra luledielli në kujtim të gruas së tij (Foto)

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 22:09

Përgjatë një shtrirje prej katër milje të autostradës 85 në Wisconsin , pranë Eau Claire, shfaqen me mijëra luledielli vigan. Kjo hapësirë ​​me plot ngjyra, është kultivuar në kujtim të një gruaje, me një buzëqeshje prej luledielli. Babette Jaquish njihej në komunitetin e saj si ‘Gruaja e Lulediellit’.

66-vjeçarja vdiq në muajin nëntor të 2014, pas luftës me kancerin. Në fillim të sëmundjes, Babette i tha burrit të saj se donte të mbillte luledielli. Ideja e saj ishte që të shiste farat e lulediellit për shpendët dhe një pjesë të parave t’i dhuronte për kërkimet ndaj kancerit.

Burri nuk e harroi dëshirën e saj dhe vendosi që të mbillte mijëra luledielli në nder të gruas së tij pas vdekjes. Ky gjest shërbente që të gjithë të kujtonin gruan e tij, ashtu siç ishte, e bukur jashtë edhe brenda. Burri i quajtur Don, e kishte takuar 66-vjeçaren në vitin 2000, gjatë kohës që ishte duke shitur grurë për fermerët e zonës. Babette ishte shumë e dashur me të gjithë personat që e rrethonin dhe ajo mund të cilësohej si një engjëll.

Ishte edhe një femër me talent të lartë krijues. Pas një shëtitje në fushat ku mblidhte barishte dhe lule, ajo ishte në gjendje që të bënte kompozime të mahnitshme me tufa lulesh. Mund të krijonte vazo fantastike, që dukeshin sikur kishin dalë nga dyqani i luleve. Nga 2006, Babette, nisi luftën me kancerin. Don kujton se buzëqeshja e Babette ishte si një luledielli, dhe ishte e lumtur, miqësore dhe kurajoze. Mbjellja e luleve të diellit, e ndihmon që ta ndjejë më pak mungesën e gruas. Ndër të tjera, burri ka si qëllim që të vazhdojë kultivimin e luleve të diellit për të fituara para dhe për të ndihmuar kërkimet kundër kancerit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat