Milano, i gjejnë arsenal armësh dhe maskën e Hannibal

Ndryshe

Milano, i gjejnë arsenal armësh dhe maskën e Hannibal

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 21:26

Nuk ndodheshin në një set kinematografik karabinierët që gjetën para tyre një arsenal lufte dhe maskën e Hannibal Lecter, të fshehur në një garazh dhe në një dhomë gjumi, gjatë një kontrolli të një banese në Casarile (Milano).

Veshje ushtarake, 18 thika të përmasave të ndryshme, si dhe lloje të dnryshme armësh zjarri, një shkop ecjeje i modifikuar për t’u përdorur si armë me rreze të gjatë, tre pako me marijuanë së bashku me maskën e gjelbër të The Mask, të gjitha këto i përksinin një 32-vjeçari që u justifikua kështu: “I gjeta në rrugë”.

U arrestua menjëherë. Hetimi kishte nisur pasi i riu ishte gjetur pa patentë dhe me marijuanë me vete gjatë një kontrolli rrugor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat