Me dron shpërndahet drogë në burg (Video)

Ndryshe

Me dron shpërndahet drogë në burg (Video)

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 14:20

Droni është përhapur si mjet transporti për qëllime të ndryshme kohët e fundit. Në këtë rast ai është përdorur për të dërguar një pako me drogë, në oborrin e burgut të Ohajos.

Pakoja u lëshua më 29 korrik në Institucionin e Rehabilitimit Mansfield në Ohajo, duke krijuar një front të ri në luftën kundër drogës në burg. Kjo pasi gjatë lëshimit të drogës të burgosurit ishin jashtë në oborr dhe mes tyre nisi një “luftë”.

Pakoja, e cila u hodh në ambientet e burgut, përmbante brenda heroinë, marijuanë dhe duhan.

Përkatësisht pakoja përmbante 7 gramë heroinë, 57 gramë marijuanë dhe 140 gramë duhan, raporton “The Telegraph”.

Jo Ellen Smith, zëdhënësi i Departamentit të Rehabilitimit tha se, ka pasur edhe raste të tjera, ku dronët fluturues kanë shkelur sigurinë. Lidhur me këto incidente, agjencia është duke ndërmarrë hapa për të rritur ndërgjegjësimin dhe zbulimin e autorëve.

Nëntë të burgosur, që morën pjesë në këtë sherr ndodhen në izolim, ndërsa nuk raportohet për të plagosur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat