Këto pamje po i shohim shumë shpesh (Foto)

Ndryshe

Këto pamje po i shohim shumë shpesh (Foto)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 23:41

Me siguri kjo nuk është një pamje që ju e shihni përditë, megjithatë nuk mund të themi që një rast i tillë është i rrallë. Fotoja e mësipërme është bërë në Nebraska, nga Mike White.

Departamenti amerikan e shpërndau këtë foto të hënën në mbrëmje, për të treguar se si një skifter mbante në shpinën e tij një tjetër zog bishtkuq. Arsyeja nuk sqarohej, megjithatë ngjarje të tilla ndodhin për shkak të sulmeve, apo rasteve të vetëmbrojtjeve. Instikti i vetëmbrojtjes, apo i mbijetesës i shtyn zogjtë që të mos llogarisin madhësinë dhe fuqinë e të tjerëve por të hidhen në sulm.

Imazhi me siguri që ju kujton nuselalën që iu hodh sipër shpinës një shpendi në përpjekje për ta sulmuar atë. në një park në Londër. Por ka dhe mjaft raste të tjera, si për shembull, fotoja e realizuar në Norvegji, ku një zog deti qëndron mbi një shqiponjë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat