Kjo është 12-vjeçarja që ia kaloi Ajnshtajnit dhe Hawkingut në testin e inteligjencës

Ndryshe

Kjo është 12-vjeçarja që ia kaloi Ajnshtajnit dhe Hawkingut në testin e inteligjencës

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 19:44

Një vajzë britanike ka arritur rezultate më të larta në testin për inteligjencë, se sa gjenitë, tashmë të certifikuar, Stephen Hawking dhe Albert Ajnshtajn, duke e vënë atë në një përqindëshin e njerëzve më intelegjentë në botë.

12-vjeçarja Nicole Barr, nga Essex, ka arritur 162 pikë në testin e inteligjencës, dy pikë më shumë se që të dy shkenctarët Hawking dhe Ajnshtajn.
Nëna e vajzës, Molly Buckland ka thënë se Nicole është një vajzë jashtëzakonisht e vetëdijshme që ëndërron të bëhet mjeke.

“Ajo është një fëmijë jashtëzakonisht punëtore. Ajo qëndron për orë të tëra pas shkollës që t’i kryej detyrat e shtëpisë. Që prej vegjëlisë ajo ka gjetur gabime nëpër revista dhe libra. Ajo është vajzë e lumtur, që gjithmonë kërkon detyra të reja për të kryer”, ka thënë nënë e vajzës.
Mesatarja e nivelit të inteligjencës për fëmijët është 100 pikë, dhe çdo rezultat më lartë se kjo shifër konsiderohet nivel gjeniu.

“Kur mora vesh se kam arritur një rezultat kaq të lartë, u shokova, pasi nuk e prisja”, ka thënë Nicole, që vijon mësimet në akademinë Burnt Hill, në Harloë.

Mësuesi i saj ka thënë se Nicole është një vajzë e jashtëzakonshme dhe energjike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat