Si kokaina: Ja sa u dëmton një Coca-Cola dietike

Ndryshe

Si kokaina: Ja sa u dëmton një Coca-Cola dietike

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 18:57

Një farmacist britanik shkaktoi një shok online kur publikoi para pak ditësh se çfarë i bën trupit tuaj një kanoçe Coca-Cola brenda 60 minutash.

Tani Niraj Naik, që ka një blog të quajtur “The Renegade Pharmacist”, ka sjellë një infografikë që tregon se çfarë i bën trupit tuaj një Coca-Cola dietike.

Sipas tij, kjo pije vepron sikur të ishte kokainë.

Brenda dhjetë minutave të para, ajo nis sulmin mbi dhëmbët. Acidi fosforik sulmon zmaltin e dhëmbit, kurse ëmbëlsuesi artificial nis të godasë sistemin tuaj. Ëmbëlsuesi aspartam provokon receptorët e shijes, duke bërë që trupi të mendojë se ka përpunuar sheqer.

Brenda 20 minutash mund të kalojmë në ‘magazinimin’ e yndyrës. Njësoj si Cola tjetër, edhe kjo provokon prodhimin e insulinës, që e dërgon trupin tuaj në gjendjen e ‘magazinimit’ të yndyrës. Të dhënat thonë se kjo e ekspozon trupin ndaj diabetit 2, presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Brenda 40 minutash mund të shkaktojë varësi. Kombinimi vdekjeprurës mes kafeinës dhe aspartamit krijon varësi në të njëjtën mënyrë si kokaina. Eksitotoksinat që çlirohen mund të lodhin trurin, duke mbistimuluar neuroreceptorët e tij.

Brenda 60 minutash dhe më tej: mund të zbrazë ushqyesit, mund t’ju bëjë të ndjeheni të uritur dhe më të etur. Kështu cikli vazhdon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat