Gjithçka që dini për shalqirin është gënjeshtër (Foto)

Ndryshe

Gjithçka që dini për shalqirin është gënjeshtër (Foto)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 18:18

Shalqiri dukej shumë ndryshe nga ai që ne njohim sot, në një pikturë të shekullit të 17 nga Giovanni Stanchi. Në pikturën e mëposhtme ku fryti është i prerë, pamja e tij është dukshëm e ndryshme.

Kjo është për shkak se fryti është pikturuar përpara se ai të shartohej dhe të pësonte ndryshimet e sotme. Por teksa varietetet më të vjetra të këtij fyti mund të duken ndryshe sot, ato mendohet se kanë patur të njëjtën shije të ngjashme me “kushërinjtë” e tyre modernë. Kjo është për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, dhe mënyrës së ngrënies si një fut i freskët apo edhe i shndërruar në një pije.

Para se fryti të shndërrohej në këtë që ne sot njohim, pjesa e tij e brendshme ishte me e vogël, me boshllëqe, dhe me mungesë të pigmentit ‘lycopene’, (që gjendet edhe tek domatet), i nevojshëm për t’i dhënë shalqirit pamjet që ka sot.

Kohët e fundit, njerëzit kanë eksperimentuar me frytin duke e kthyer atë pa fara, kështu që kush e di, ndoshta fotot e llojit të sotëm të shalqirit, do të provokojnë të njëjtin reagim që ne kemi sot, në brezat e ardhshëm?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat