“Kujdes! Një Minion mund dhe të të vrasë” (Foto)

Ndryshe

“Kujdes! Një Minion mund dhe të të vrasë” (Foto)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:32

Nuk ka dyshim se janë të lezetshëm Minionët e vegjël të filmit aq të dashur që ka marrë jo vetëm zemrat e fëmijëve por dhe të të rriturve. Por ky minion gjigant është rrëzuar në një prej rrugëve të Dublinit duke shkaktuar një kaos të vërtetë në trafik. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por për shkak të aksidentit të shkaktuar rruga qëndroi e bllokuar disa orë derisa u hoq figura gjigande. Minioni po ekspozohej për nder të filmit që po shfaqet këto ditë në kinema, por era e fortë e ka rrëmbyer dhe e ka postuar nga kinemaja duke e hedhur në rrugë, ku për një qime situata shpëtoi nga fataliteti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat