Një ylber gjigant mbi Pekin

Ndryshe

Një ylber gjigant mbi Pekin

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:29

Pas disa orëve reshje shiu të dendura, ku njerëzit filluan të mërziten ndodhi diçka e papritur në Pekin.

Mbrëmjen e ditës së hënë një ylber i “pazakonshëm” u shfaq papritur në qiell. Në këtë vend me smog ylberet janë të rrallë.

Në mëngjesin e sotëm shumë qytetarë të Pekinit kanë hedhur në rrjetet sociale imazhet që kanë ardhur nga ylberi. Ky fenomen natyror i ka lumturuar dhe nuk kanë nguruar që të japin intervista.

“Për ne që jetojmë në Pekin ishte shumë e rrallë dhe shumë i bukur që të shikonim ylberin”, tha një qytetar. Një tjetër shprehet: “Mos është si një shenjë që do të ketë zhvillim në këtë vend? Shpresoj që po”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat