Siri, dasma në një kishë të shkatërruar nga lufta, bëhet simbol i shpresës (Foto)

Ndryshe

Siri, dasma në një kishë të shkatërruar nga lufta, bëhet simbol i shpresës (Foto)

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 17:58

Ceremonia e një martese është bërë në një kishë të shkatërruar dhe pa çati për shkak të bombardimeve në Siri. Një gjest i tillë është bërë simboli i shpresës për banorët e qytetit të Homs, zonë e prekur nga lufta.

Dy të dashuruarit Fana e Rana, ishin arratisur nga qyteti i tyre, i goditur nga sulmet e shpeshta, për disa vite për shkak të luftës civile mes forcave rebele dhe atyre qeveritare.

Ata u kthyen në vendlindje dhe vendosën që ta bëjnë celebrimin e dasmës në kishën e dëmtuar. Në dasmë ndodheshin rreth 2000 persona, banorë të qytetit.

Ata kërkuan që të përcillnin mesazhin: mund të ecet përpara në jetë, edhe pas shumë vuajtjesh dhe dhimbjesh.

Imazhet shfaqin një nuse me fustan të bardhë dhe mjaft të qeshur. Fotografitë bënë xhiron e botës dhe dy të dashuruarit morën shumë mesazhe solidariteti nga Franca, Mbretëria e Bashkuar, Egjipit, Jordania e të tjerë.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat