Braçe: Unë nuk jam mistrec Berati, ministrat nuk janë politikanë (Video)

Ndryshe

Braçe: Unë nuk jam mistrec Berati, ministrat nuk janë politikanë (Video)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 22:42

Deputeti socialist dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe thotë se “nuk është mistrec Berati”. Deklaratat e tij Braçe i ka bërë gjatë emisionit “3-jat”, në MAD TV, ku ishte i ftuar pak ditë më parë.

I ngacmuar nga drejtuesit e emisionit për shkak të origjinës së tij nga Berati dhe shprehjes së famshme “mistrec Berati”, Braçe thotë se edhe kur ka qenë i vogël por edhe tani, nuk është mistrec.

Në bisedën me dy djemtë që drejtojnë emisionin, Braçe surprizon kur thotë se “ministrat nuk janë politikanë”, kjo për shkak se ata nuk janë aktivë. Gjithashtu edhe në këtë emision rinor, Braçe nuk harron që të fusë në lojë edhe pak politikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat