E deklarojnë të vdekur 92-vjeçaren, por…

Ndryshe

E deklarojnë të vdekur 92-vjeçaren, por…

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 18:56

Një grua 92 vjeçe u deklarua e vdekur në Emmen të Gjermanisë dhe u transportua në morgun e qytetit.

Por në fakt ajo ishte e gjallë dhe mund të përfytyroni edhe vetë makthin kur u zgjua në një qese plastike në morg.

Kur punonjësit e agjensisë funerale shkuan ta merrnin ajo u zgjua duke ulëritur.

Mjeku Birgit Juergens, 53 vjeç, që e shpalli të vdekur po hetohet për neglizhencë dhe rrezikon burg ose një gjobë të majme.

Por e pabesueshmja ndodhi dy ditë pas ngjarjes.

Plaka 92-vjeçare u godit nga një infarkt dhe ndërroi jetë.

Këtë radhë në mënyrë përfundimtare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat