Juliana, modelja kolumbiane që rrezikon dënimin me vdekje në Kinë (Foto)

Ndryshe

Juliana, modelja kolumbiane që rrezikon dënimin me vdekje në Kinë (Foto)

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 18:45

Juliana Lopez, modele dhe futbolliste kolumbiane 22-vjeçare, rrezikon dënimin me vdekje në Kinë, ku disa ditë më parë është arrestuar dhe akuzuar se ka pasur në zotërim “substanca aluçinogjene”.

Shtypi lokal i ka dhënë hapësirë temës, duke nënvizuar që diplomatë të ndryshëm dhe politikanë në Bogota, kanë nisur bisedimet me Pekinin zyrtar.

“Juliana është ndaluar në 18 korrik në aeroportin ndërkombëtar të Kantonit”, – pohojnë mediet, duke saktësuar se vajza “kishte substanca aluçinogjene në kompjuterin që mbante me vete”.

Objektivi i udhëtimit, sipas asaj që thonë familjarët e saj, ishte ai që të blinte çanta, syze dhe suvenirë të tjerë për të provuar më pas t’i shiste me një çmim më të mirë në Kolumbi.

Përveç karrierës si modele, vajza ka pasion edhe futbollin: prej kohësh merr pjesë së bashku me 35 vajza në “Divas del futboll”, një skuadër futbolli që promovon nisma në fushën e solidaritetit social.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat