Tani ose kurrë: Sot është Hëna e Kaltër, moment vendimtar që i frikëson astrologët

Ndryshe

Tani ose kurrë: Sot është Hëna e Kaltër, moment vendimtar që i frikëson astrologët

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 09:05

Ky muaj për ne do të thotë përfundimisht marrje e vendimeve të cilat i kemi lënë për më vonë. Tani arrijnë shanset, të cilat ndodhin vetëm njëherë në jetë. Tani ndodhin ngjarje vendimtare në jetët tona, thonë astrologët.

Sot në qiell do të shfaqet Hëna e Plotë e Kaltër, e cila këtë herë do të jetë në shenjë të Ujorit. Termini i Hënë e Kaltër përdoret kur brenda një muaji dy herë në qiell shfaqet e plotë Hëna e Kaltër. Për herë të parë kjo Hënë është shfaqur më 1 korrik në shenjën e Bricjapit.

Këtë fenomen do ta shohim edhe në vitin 2018. Astrologët thonë që kjo është fundi i sfidave dhe i leksioneve, të cilat kanë filluar në vitin 2012.

Energjinë Hënës së Kaltër ia shton Venera retrograde. Kjo është ngjarje kozmike pa precedent, muaji i vërtetë i transicionit.

"Ky muaj për ne do të thotë përfundimisht marrje e vendimeve, të cilat i kemi lënë për më vonë. Tani vijnë shanset të cilat ndodhin vetëm një herë në jetë. Tani ndodhin ngjarjet vendimtare në jetët tona. Venera është planet i dashurisë, ndërkaq ajo tani e bashkuar me Hënën do të ndikojë në situatat e dashurisë. Madje jo çfarëdo qofshin ato. Tani do të ndodhin dashuritë e mundshme një herë në jetë”, thonë astrologët.

Ata konsiderojnë që shfaqja e Hënës së Kaltër është moment i zbulimit dhe i zgjidhjes së shumë problemeve. Në të vërtetë, konsiderohet që ata të cilët kanë dyshime bashkëshortore apo dyshime të lidhjeve dashurore, tani mund të vendosin që t’u japin fund, ndërsa beqarët dhe beqaret mund të presin të fillojnë lidhje të re.

Thonë që nuk ekziston kohë e përsosur që të bëhet diçka, mirëpo ky është momenti shumë i mirë.

Disa rrethana ndodhin vetëm njëherë – kur në qiell shfaqet Hëna e Kaltër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat