Ndoshta po udhëtoni me një rrëmbyes? Këto janë shtatë shenja që e tregojnë viktimën e trafikimit!

Ndryshe

Ndoshta po udhëtoni me një rrëmbyes? Këto janë shtatë shenja që e tregojnë viktimën e trafikimit!

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 06:47

Për shkak të turistëve të shumtë që shkojnë në pushime, aeroportet, trenat dhe autobusët gjatë verës janë vend i përkryer për të transportuar viktimat e trafikimit.

CNN, në bashkëpunim me organizatat që luftojnë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kanë paraqitur shtatë karakteristikat që zbulojnë se ndoshta pranë jush është viktima e trafikimit.

Megjithatë, ata paralajmërojnë që mos të përballesh me kriminelin që ndjek viktimën, por të njoftoni autoritetet kompetente. Gjithashtu, këto shenja nuk do të thonë se ju domosdo po e shihni një viktimë.

1. Rrobat

Viktimat e trafikimit zakonisht udhëtojnë me shumë pak sende personale dhe nganjëherë me asgjë. Janë veshur më keq ose ndryshe nga personi me të cilin udhëtojnë. Rrobat e tyre janë shpesh shumë më të mëdha ose nuk përshtaten me klimën.

2. Tatuazhet

Shumë njerëz kanë tatuazhe, kështu që kjo nuk duhet të jetë ndonjë shenjë. Por, nëse shihni një fëmijë me një tatuazh, duhet patjetër t’i kushtoni vëmendje. Shpesh tatuazhet në viktima janë emrat, barkodet ose "baba" në gjuhë të ndryshme.

3. Nuk i dinë detajet e udhëtimit

Trafikantët shpesh nuk thonë se ku po shkojnë ose çfarë i pret atje. Prandaj, viktimat nuk i dinë detajet e udhëtimit.

4. Komunikimi

Viktimat flasin fjali të shkurtra, të përsëritura, me frikë dhe duke shmangur çdo lloj komunikimi.

5. Kontrolli i lëvizjes

Viktimat e trafikimit nuk mund të lëvizin lirshëm nëpër aeroport, ndaj shpesh kanë "kujdestar", ndërsa kriminelët kontrollojnë çdo lëvizje të tyre për të mos ikur “preja” ose shkuar në Polici.

6. Nuk flasin, sidomos për veten

Frika dhe kërcënimet janë mjetet kryesore që përdorin trafikantët ndaj viktimave. I ndalojnë të flasin me të tjerët që të mos thonë diçka që ngjall dyshime.

7 Trafikimi i fëmijëve

Fëmijët që dërgohen diku për shërbime të prostitucionit, shpesh janë të veshur në mënyrë provokuese, janë nën ndikimin e drogës apo alkoolit. Ata shpesh janë të kequshqyer, të rraskapitur e me shenja të dhunës fizike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat