Historia e mrekullueshme, macja Rosie adoptohet nga qeni Husky (Foto)

Ndryshe

Historia e mrekullueshme, macja Rosie adoptohet nga qeni Husky (Foto)

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 23:32

Prej kohësh ajo jeton me tre qen siberianw dhe ajo që kujdeset për macen është Lilo, një femër e mrekullueshme e llojit Husky, e cila e rriti sikur të ishte këlyshi i saj.

Pronarja e tyre tregoi se Rosie u sëmur rëndë dhe Lilo u kujdes gjatë gjithë natës për kafshën e vogël.

Shëndeti i Rosie u përmirësua shumë menjëherë pasi ra në kontakt me qenushen.

Tani macja rritet duke menduar se është një qen Husky dhe i pëlqen që të shëtisë me zinxhir, duke menduar se është e llojit të saj. Lilo e Rosie janë të pandashëm.

Ndonjëherë pronarja e ndan Lilo-n nga Rosie, për të mos rrezikuar që kotelja të lëndohet duke u përpjekur që të bëjë gjithçka që bëjnë qentë, por kur takohen, bëjnë spektakël sepse çmenden nga lumtura.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat