Momenti i tmerrshëm i aksidentit të kamionit me 20 ton perime (Video)

Ndryshe

Momenti i tmerrshëm i aksidentit të kamionit me 20 ton perime (Video)

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 00:47

Një kamion ka pësuar një aksident të tmerrshëm në një urë në Rusi, ndërsa e gjithë skena është kapur nga një kamera e vendosur në një makinë që ishte duke lëvizur në sensin e kundër me kamionin.

Me një ngarkesë prej 20 ton perime, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin para se të mbërrinte në urë, e cila më pas është përshkuar thuajse e gjitha me automjetin të kthyer në njërin krah e që u ndal më pas vetëm pak metra nga vetura që kishte ndaluar përballë tij.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona me dëmtime të rënda, me përjashtim të lëndimeve të lehta të drejtuesit të kamionit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat