Humb 90 kg në 11 muaj, fansat nuk e besojnë, ajo publikon fotot e ndryshimit (Foto)

Ndryshe

Humb 90 kg në 11 muaj, fansat nuk e besojnë, ajo publikon fotot e ndryshimit (Foto)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 23:12

Dobësimi është diçka që mund të shënojë një ndryshim të vërtetë në jetë. Këtë gjë e di mirë, Simone Pretscherer Anderson, një parukiere nga Zelanda e Re, e cila në pak kohë u dobësua jashtë mase falë ndryshimit të sitlit të jetës.

Simone Pretscherer Anderson arriti të humbë 90 kilogramë në njëmbëdhjetë muaj, duke kaluar nga 169 kg në 83. Por jo të gjithë besonin në “mrekullinë” e saj personale, sidomos ndjekësit në Instagram.

Pikërisht për këtë arsye, Simone vendosi të publikojë fotografi të vazhdueshme, për të treguar dobësimin gradual. Ajo ka publikuar imazhe ku duket lëkura e tepërt, dhe shenjat e kilogramëve të larguar.

Por si ja doli që të dobësohet kaq shumë? Një dietë e ekuilibruar, ushtrime fizike dhe shumë motivim.

Sipas saj ky është sekreti. Tashmë Simone po mbledh një shumë parash, pasi dëshiron që t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të eliminuar lëkurën e varur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat