Vritet luani Cecil, ‘ikona’ e Zimbabve (Foto)

Ndryshe

Vritet luani Cecil, ‘ikona’ e Zimbabve (Foto)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 20:46

Një gjahtar ka vrarë luanin Cecil, i njohur ndryshe si ‘ikona’ e Zimbabves. Paraprakisht dyshohet se luani është vrarë nga një spanjoll, i quajur Johnny Rodrigues, i cili thuhet se u ka paguar 55 mijë dollarë rojeve të parkut të kafshëve të egra që të futje në brendësi të tij dhe ta tërhiqte luanin jashtë zonës së mbrojtur.

Gjahtari vrasës është prezantuar fillimisht si turist. Cecil ishte 13 vjeç dhe në Zimbabve ishte kthyer në një perëndi. Ai ishte babai i gjashtë këlyshëve të bukur.

Luani u qëllua me një shigjetë të lëshuar nga një hark-pushkë dhe pas 40 orësh ai ngordhi. Luani kishte një GPS, të vendosur nga një grup kërkimor shkencor nga Universiteti i Mbretërisë së Bashkuar me bazë në Oksford, që ndiqte lëvizjet e tij. Cecil, ishte një atraksion i madh turistik në Parkun e Kombëtar Hwange të Zimbabve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat