Momente tmerri: Matadori e sheh vdekjen me sy! (Foto/Video+18)

Ndryshe

Momente tmerri: Matadori e sheh vdekjen me sy! (Foto/Video+18)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 14:47

Pasi ia futi demit shpatën në trup e teksa ulërinte kafsha në arenë, matadori Lorenzo Sanchez mendoi se e kishte përfunduar misionin e tij! Por, toreadorit nuk i dolën llogaritë si duhet.

Pak çaste më vonë, spanjolli ishte në prag të vdekjes, pasi demi e flaki matadorin në ajër sikur një leckë.

Në një moment, Sanchez u gjend me kokë poshtë, ndërsa gjaku i rridhte nëpër fytyrë kur briri i demit goditi këmbët e tij të majtë.

Fatmirësisht, matadori iu shmang disi demit dhe shpëtoi nga vdekja e sigurt, ndërsa aktualisht gjendet në një Spitalin rajonal të Madridit.

Përleshja me dema është spektakël tradicional në Spanjë dhe vendet tjera hispanike, përfshirë edhe Kolumbinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat