Historia tmerruese e ‘synetisë’ së femrave në Egjipt (Video)

Ndryshe

Historia tmerruese e ‘synetisë’ së femrave në Egjipt (Video)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 13:43

Ditët verore janë pjesa e vitit që u ofron më së shumti kujtime të lumtura fëmijëve, por në rastin e vajzave egjiptiane, kjo është periudha më e tmerrshme dhe mizore e vitit. Miliona nxënëse në Egjipt i frikësohen verës, se kjo nënkupton se fillon sezoni i prerjes së organeve gjenitale femërore.

Përmes një tmerri të tillë kalojnë vajzat e moshës 9-12 vjet, kurse mënyra se si atyre u gjymtohen organet gjenitale, është tejet e dhimbshme dhe kryhet në një proces ku mungon higjiena, transmeton lajmi.net

I bëjnë ‘synet’ vajzat e moshës 9-12 vjeçare

Prerja e organeve gjenitale në njëfarë mënyre është një rit brutal për vajzat e pjekura. Nga 125 milionë vajza që i janë nënshtruar një procedure të tillë, një e katërta e tyre jetojnë në Egjipt.

Madje 92 për qind e grave të martuara në Egjipt, të moshës 15-49 vjet i janë nënshtruar prerjes së organeve gjenitale, dhe kjo praktikë në këtë vend është diçka normale siç është tek ne vaksinimi.

Vajzat 1Shumica e vajza që i nënshtrohen kësaj procedure janë të moshës 9-12 vjet, kurse vera është zgjedhur si sezoni ideal për këtë, duke marrë parasysh se gjatë verës ato mund të shërohen dhe të fillojnë normalisht shkollën gjatë vjeshtës.

Zyrtarët e OKB-së thonë se nuk ekzistojnë përfitime mjekësore nga prerja e organit gjenital, që mund të shkaktojë trauma të gjata fizike dhe emocionale për gratë e nënshtruara në këtë procedurë.

“Bëhet fjalë për shkelje të neveritshme të të drejtave të grave. Kjo gjë nuk u ndihmon aspak vajzave, dhe nuk ekzistojnë as themele mjekësore ose fetare të cilat do të supozonin domosdoshmërinë e këtij procesi”, ka deklaruar përfaqësuesi i OKB-së në Kajro.

Prerja e organit gjenital është pjesë e normës fetare dhe sociale

Zakonisht tek femrat hiqet një pjesë e klitorit, kurse në disa raste hiqet edhe i gjithë klitori. Ato që janë me fat i nënshtrohen kësaj procedure tek mjekët.

Kurse vajzat e tjera durojnë dhimbje të mëdha, duke marrë parasysh se atyre u prehet organi me thika dhe gjëra tjera të mprehta, kurse gjithë këtë procedurë e kryen një mami e paarsimuar e cila zakonisht mbi plagë vë hi për të ndaluar gjakderdhjen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat