Nusja ishte me vonesë, prifti largohet: Kisha një punë tjetër

Ndryshe

Nusja ishte me vonesë, prifti largohet: Kisha një punë tjetër

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 00:29

Nusja vonohet në kishë, prifti larohet sepse kishte një tjetër punë për të bërë. Kjo ka ndodhur në San Nicola të Barit me 23 korrik të këtij viti. Ceremonia ishte parashikuar që të bëhej në 17:30, por nusja Cintia Perissinotto, pati një problem e u vonua gjysmë ore pa njoftuar njeri.

Prifti don Stefano, vendosi që të largohej. “U ktheva dhe pashë që prifti nuk dukej më-tregon dhëndri- dhe kjo ishte shumë e sikletshme”. “Kisha një tjetër punë në orën 19:00 me murgeshat, – u justifikua don Stefano-, dhe e kisha kohën të limituar.

Nuk do ta kisha përfunduar kurrë ceremoninë”. Pavarësisht kësaj, dy të rinjtë u martuan sepse në kishë shkoi pastori, por edhe ky u vonua njëzet minuta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat