Kinë, shtëpitë e stampuara në 3D që ndërtohen brenda 3 orëve janë realitet (Foto)

Ndryshe

Kinë, shtëpitë e stampuara në 3D që ndërtohen brenda 3 orëve janë realitet (Foto)

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 23:11

Kush nuk do ta donte një shtëpi që të ishte në të njëjtën kohë e qëndrueshme , ekonomike dhe mobiluar? Po sikur ajo të ndërtohej brenda pak orëve? Duket si një ëndërr, por tashmë kjo është e vërtetë dhe ndodh në Kinë, ku kompania ‘ZhuoDa Group’, ka prezantuar një prototip shtëpie që mund të revolucionarizojnë të gjithë industrinë e ndërtimit.

Kompania në fjalë javën e kaluar ndërtoi një shtëpi përpara publikut brenda 3 orëve. Ajo është realizuar me 6 panele të stampuara në 3D. Pesha e çdo moduli është 100 kg për metër katrorë.

Ato u montuan direkt me ndihmën e një vinçi. Nuk bëhet me dije se çfarë materiali është përdorur për prodhimin e paneleve.

Ajo që dihet është se shtëpia janë shumë rezistence dhe që aplikohen në një kornizë çeliku. Ndërtesa përbëhet nga kuzhina, holli, dy dhoma gjumi, banjë dhe dhomat e shërbyesve.

Gjithashtu është e pajisur me orendi të brendshme , elektrike dhe hidraulike , disa pajisje dhe madje edhe perde dhe elemente të tjera dekorative . Dhe kostoja e saj përfundimtare, duke përfshirë të gjitha komponentët e brendshëm dhe të jashtëm , është rreth 564 $ për metër katror.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat