E tmerrshme, mamaja shpëton djalin para se 'të thithet' për vdekje (Video)

Ndryshe

E tmerrshme, mamaja shpëton djalin para se 'të thithet' për vdekje (Video)

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 20:27

Një video me përmbajtje shokuese që tregon një nënë teksa 'thithet' për vdekje nga shkallët lëvizëse në sy të djalit, është kudo në internet.

Videoja 15-sekondëshe është ngarkuar në YouTube ditën e sotme dhe mendohet të jenë filmimet e kamerave në qendrën tregtare Jingzhou Shashi Anliang në Kinë.

Në materialin filmik duket qartë që mamaja 30-vjeçare së bashku me djalin e saj ishin në majë të shkallëve lëvizëse, kur toka poshtë këmbëve të tyre fillon të hapet duke e tërhequr brenda gruan e pafat.

Kjo e fundit arriti të shpëtojë djalin nga gracka duke e shtyrë me shpejtësi, ndërsa vet u 'gëlltit' nga makineria, pavarësisht përpjekjeve të stafit për ta nxjerrë prej andej.

Sipas Live Leak, trupi i gruas është gjetur tre orë më vonë. Ky nuk është i vetmi rast që shkallët lëvizëse bëhen shkak i vdekjes së dikujt.

Në fillim të këtij viti një 6-vjeçare vdiq prej një problemi teknik të këtij lloji dhe numërohen edhe dy raste të tjera që kanë përfunduar me vdekje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat