Video që po bën bujë në internet: Propozimi befasues për fejesë nën ujë (Video)

Ndryshe

Video që po bën bujë në internet: Propozimi befasues për fejesë nën ujë (Video)

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 19:33

Kohëve të fundit është bërë trend që ti propozojmë të dashures në mënyrat sa më interesante dhe sa më befasuese. Kemi parë propozime nga më të ndryshmet por ajo që ka ndodhë këto ditë është e rrallë jo vetëm në vendin tonë por është e rrallë edhe në gjithë botën.

Edoni nga Gjakova bëri një hap mjaft interesant, ai e ftoj të dashurën e tijë Egzanen që ta bëjë një aktivitet zhytjeje pasi që i kishte premtuar se do ta bënin një eksperiencë interesante nën ujë, por kjo nuk i doli ashtu Egzanes.

Edoni ishte përkujdesur mirë për organizimin, ai ka kontaktuar me anëtarët e Klubit të Zhytjes Prishtina që ta bënte një surprizë për Egzanen.

Pas disa trajnimeve të shkurtëra ata fillojnë zhytjen, dhe befas Edoni e ndalon zhytjen, ai kishte diçka për ta pyetur Egzanën.

Pyetjet të cilat i janë bërë Egzanën mund ti shihni në Videon më poshtë të realizuar nga Klubi i Zhytjes Prishtina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat