6 vendet e mahnitshme ku mund të emigroni dhe jetoni me pak para

Ndryshe

6 vendet e mahnitshme ku mund të emigroni dhe jetoni me pak para

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 07:26

Ekzistojnë disa vende të bukura ‘përrallore’ në botë, ku njerëzit mund të jetojnë me pak para. Mësoni më poshtë se cilat janë ato vende!

Alicante, Spanjë
Alicante është një qytet i bukur. Qyteti është ndërtuar pa cenuar ndonjë bukuri natyrore aty. Është një qytet plazhi në Costa Blanca, Spanjë dhe është i njohur për klimën e mrekullueshme, ushqimin, argëtimin dhe turizmin. Është një vend që nuk zhgënjen askënd. Marrja me qira e një apartamenti në qendër të qytetit kushton vetëm $400 në muaj. Transporti publik kushton rreth $40 në muaj. Një shishe e mirë verë kushton $5 dhe paga minimale aty nëse punoni është $5 për orë.

Mendoza, Argjentinë
Ky vend është në zemër të Argjentinës. Është një vend i bukur dhe me ekonomi të fortë lokale, për shkak të bizneseve të reja. Një apartament në qendër të qytetit kushton vetëm $380 në muaj. Për ta blerë një apartament ju nevojiten vetëm $60,000. Një shishe e mirë verë kushton $4 dhe një shishe birrë $1,40. Paga minimale aty është $8 për orë, transmeton Lajmi.net.

Bali, Indonezi

Është një qytet me kosto të ulët të jetesës, por një parajsë e vërtetë në Azi. Bali ka një jetë të mirë të natës, ekonomi të gjallë të turizmit, dhe është një vend i mirë për të hapur dyqan. Mund ta merrni një apartament me qira në qendër të qytetit për $300 në muaj. Një shishe e mirë verë kushton $12, kurse paga minimale është $1.20 për orë.
Chiang Mai, Tajlandë
Chiang Mai ka klimën më të mirë në të gjithë Azinë. Është një qytet malor i pasur me kulturë, ushqim të mirë dhe fqinj miqësor. Është një vend ku mund të jetoni mirë me pak dollarë. Një apartament në qendër të qytetit kushton $250 në muaj, një shishe e mirë verë $13, ndërsa paga minimale e Tajlandës është $2.87 për orë, transmeton Lajmi.

Corozal, Belize
Ky është një qytet ku banorët dëshirojnë vetëm të relaksohen. Është një vend i përsosur për meditim dhe joga, ka plazhe të bukura, restorante me ushqime të shijshme, dhe është shumë i përballueshëm. Një apartament në qendër të qytetit kushton $190 në muaj. Blerja e një apartamenti me dy dhoma gjumi kushton $115,000. Një shishe e mirë verë kushton $12, dhe paga minimale e Belizës është $2.92.

Puerto Vallarta, Meksikë
Meksiko ka shumë vende të vogla ku mund të jetoni me pak para, por Vallarta i mund të gjithë ata. Është një vend me natyrë të bukur, shumë romantik, dhe ka një turizëm të mirë. Marrja me qira e një apartamenti në qendër të qytetit kushton $450 në muaj. Blerja e një shtëpie tradicionale kushton $55,000. Një shishe e mirë verë kushton $7.50, dhe paga minimale është $8 për orë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat