Asnjë krim për një dekadë: Qyteza që patrullohet vetëm nga një polic i verbër (Foto)

Ndryshe

Asnjë krim për një dekadë: Qyteza që patrullohet vetëm nga një polic i verbër (Foto)

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:41

Një polic i verbër ka arritur që të menaxhojë vendlindjen e tij në jug të Kinës, duke e mbrojtur atë nga krimi, për më shumë se një dekadë.

Pan Yong, 43, kishte filluar të humbte shikimin dhe sot ai është i aftë vetëm të ndjejë dritën.

Megjithatë, kjo gjë nuk e ka ndaluar atë për të përmbushur rolin e tij të policit të vetëm në stacionuar në stacionin Policor “Ci Chong” në Lanba, Guizhou.

Siç raportojnë mediat e huaja, Pan është në mbikëqyrje të një rrethi që mbulon tri fshatra administrative dhe 13 fshatrave të vogla.

Dhe çka është më interesantja, për rreth dhjetë vite, në këto hapësira nuk është shënuar asnjë rast i rrezikimit të sigurisë publike apo aksidenteve.

Pjesë e suksesit të tij, gjithashtu mund të thuhet se është edhe mbështetja që ai merr nga gruaja e tij, Tao Hongying, transmeton Telegrafi.

Gruaja 46 vjeçare është një roje e sigurisë në stacionin hekurudhor lokal dhe ndihmon burrin e saj gjatë kontrolleve të sigurisë rreth qytetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat