Dita ndërkombëtare e puthjeve - 10 fakte që duhet të dini

Ndryshe

Dita ndërkombëtare e puthjeve - 10 fakte që duhet të dini

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 10:05

1. Rekordin botëror në puthje e mbanë një çift tajlandez: plot 58 orë, 35 minuta dhe 58 sekonda kanë mbajtur buzët e ngjitura - edhe gjatë ngrënjes, pijeve apo në tualet.
2. 6,4 kalori shpenzohen në një minut puthjeje. Çifti që mbanë rekordin ka shpenzuar pra 24.198,4 kalori.
3. Puthjet nuk shihet me aq dëshirë në të gjitha vendet e botës. Ka madje dhe ligje që i ndalojnë puthjet: të dielën për shembull është e ndaluar që burrat dhe femrat të shkëmbejnë puthje në Michigan dhe Connecticut. Kjo ditë në këto shtete amerikane konsiderohet si dita e Zotit. Në Maryland është e ndaluar me ligj puthja më e gjatë se 1 sekond në opinion. Nëse nuk e respektoni këtë ligj, në rastin më të keq mund të përfundoni pas grilave.
4. Gjermania nuk është ndër kampionët e puthjeve, sepse në ditë mesatarisht një njeri shkëmben katër puthje. Ndërkohë që francezët dhe italianët puthin më së shumti - mesatarisht shtatë herë në ditë.


Rekordi botëror

5. Me puthjet merret edhe shkenca - dega që studion puthjet quhet Philematologji. Studiuesit kanë zbuluar për shembull që 2/3 e të gjithë njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë gjatë puthjeve.
6. Mjekët janë shumë të entuziazmuar me puthjet, sepse ato forcojnë sistemin imunologjik dhe ngadalësojnë mplakjen. Ndërkohë që vet mendimi tek puthjet nxitë prodhimin e pështymës dhe heq shtresat e dëmshme tek dhëmbët.
7. Puthjet shkëmbehen publikisht në 90% vende të ndryshme të botës, por dallojnë nga mënyra. Francezët për shembull gjatë përshëndetjeve shkëmbejnë tri puthje në faqe. Na Japoni shkëmbehen puthje vetëm kur dy persona duan të kenë seks.
8. Puthjet janë një gjest intimiteti që kemi në instinkt, sikur edhe Orang-Utanët dhe disa lloje të tjera. Ndjenja të tilla shprehin edhe patat përmes prekjes së sqepave apo elefantët, të cilët ia fusin noçkën njëri-tjetrit në gojë.
9. Tek puthjet futen në funksion mbi 100 miliardë qeliza nervore. Nëpër trupin tonë vërshojnë hormonet e lumturisë dhe adrenalina dhe bëjnë që zemra të punojë më shpejt. Tensioni i gjakut dhe temperatura e trupit ngriten.
10. Me partnerin gjatë puthjeve shkëmbejmë shumë gjëra: 60 milligram ujë, 0,5 miligram proteina, 0,15 miligram sekrete nga futi, 0,4 miligram kripë dhe deri 22.000 baktere./dw

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat