Gjobitet se po hante thonjtë ndërsa i jepte makinës

Ndryshe

Gjobitet se po hante thonjtë ndërsa i jepte makinës

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 23:39

Një burrë në Spanjë është ndaluar nga policia sepse hante thonjtë gjatë kohës që ishte duke drejtuar automjetin. Duhet thënë se shoferi jo vetëm që është ndaluar por edhe u gjobit me 80 euro.

Sipas policisë, burri nuk e drejtonte mjetin me siguri sepse liria e tij e tij e të lëvizurit ishte e limituar.

Në pak orë fotografia e masës administrative prej 80 eurosh u publikua në internet, ku u bë objekt i shumë kritikave.

Nuk janë të paktë personat që kanë dhënë opinione negative në lidhje me faktin.

Sipas tyre, qëllimi i kësaj gjobe është që shteti të fitojë para.

Nuk është hera e parë e vendosjes së gjobave të çuditshme.

Pak kohë më parë, doli në internet historia e një djali nga Dubai që mori një gjobë prej 120 mijë euro.

Kur dhunohet Kodi Rrugor është e drejtë që shoferi të dënohet për siguri të të gjithëve dhe për të evituar përsëritjen e gabimeve të tilla. Por shifra a është e drejtë?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat