I riu dehet, shokët i vendosin në qafë një kavo biçiklete

Ndryshe

I riu dehet, shokët i vendosin në qafë një kavo biçiklete

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 20:50

Një 21-vjeçar anglez kishte kaluar një fundjavë të çmendur në lokalet e natës duke pirë dhe argëtuar si çdo adoleshent.

Kur u zgjua në mëngjes vuri re se në qafë kishte një kavo që përdoret për sigurinë e biçikletës nga hajdutët. Grupi i shokëve kishte menduar se si ta realizonte shakanë në detaje.

Ata kishin hedhur çelësin kavos, në mënyrë që i riu të përpiqeshe për orë të tëra që ta hiqte nga qafa.

Të nesërmen iu drejtua për ndihmë zjarrfikësve të qytetit. Mediat britanike nuk guxuan që të shkruanin as inicialet e emrit të djalit, por fotografitë e tij përfunduan në internet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat