Ecën në gjumë 1 kilometër për të shkuar në plazh (Foto)

Ndryshe

Ecën në gjumë 1 kilometër për të shkuar në plazh (Foto)

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 18:42

Flisni në gjumë? A gërhitni natën? Këto janë sjellje që shumica e njerëzve I bëjnë në gjumë.

Por Maria Lord ka bërë më shumë se 1 kilometër rruge për të shkuar në det, ndërkohë që ishte në gjumë.

39-vjeçarja ka ‘ecur në gjumë’ për gati një kilometër nga shtëpia e saj në Ëeston-super-Mare, Somerset, Britani e Madhe, dhe është zgjuar vetëm nga shija e kripur e ujin të detit dhe valët që e goditnin pa ndalim.

Maria u zgjua rreth orës 1:30 të natës, doli nga shtëpia, eci përgjatë rrugës së lagjes e madje i kaloi edhe disa shkallë të rrezikshme betoni. E kur u zgjua, e pa veten në breg të detit. Me të parë veten atje, ajo nisi të qante, britmat e së cilës shkuan deri tek një punëtor aty pranë, i cili I telefonoi policisë.

Maria e falënderuar tej mase punëtorin e hotelit , 21-vjeçarin, Lee Searle. Kjo është hera e parë që Maria ecën në gjumë.




Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat