Çifti vdes i përqafuar pas 75 vitesh martesë (Foto)

Ndryshe

Çifti vdes i përqafuar pas 75 vitesh martesë (Foto)

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 15:59

Ngajrje të tilla jemi mësuar t’i shohim zakonisht nëpër filma, si tek “The Notebook”, novela e Nicola Sparks e kthyer në pordhim kinematografik, por dashuria e vërtetë nuk është vetëm subjekt imagjinar. Ajo ekziston dhe gjendet përditë mes nesh

Vetëm se shpesh ne jemi të verbër për ta parë.

Por ky çift i përqafuar për herë të fundit, pas 75 vitesh martesë mund të na ndihmojë për pak çaste të vlerësojmë fuqinë e madhe të dashurisë. Jeanette Toczko, 96 vjeçe dhe Alexander Toczko, 95 janë fotografuar së bashku duke mabjtur njëri­tjetrin në momentet e fundit të jetës.

Çifti njihej prej 85 vitesh dhe fillimisht ishin shokë, qysh nga mosha 8 vjeçare. Ata vijonin të ishin ende të dashuruar pas njëri­tjetrit dhe vdiqë të dy brenda 24 orëve. Ata ishin betuar se do të vdisnin në shtratin e tyre, duke mbajtur duart në krahët e njëri­tjetrit. Alexander vdiq në 17 qershor në grahët e gruas së tij, siç kishte dëshiruar. Dhe brenda 24 orëve edhe Jeanette u largua nga kjo botë, në krahet e burrit dhe shokut të saj të jetës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat